'Goli i shpejtë na prishi punë', Bledi Shkëmbi pas eliminimit: Ndeshjet në shtëpi janë më të vështira

'Goli i shpejtë na prishi punë', Bledi Shkëmbi pas eliminimit: Ndeshjet në shtëpi janë më të vështira

Bledi Shkëmbi

Tirana u mposht të enjten 0-1 nga Torpedo Kutaisi në "Elbasan Arena". Me rezultatin e përgjithshëm 1-2, bardheblutë janë jashtë Conference League dhe për rrjedhojë eliminohen nga Kupat e Evropës.

Pas ndeshjes për RTSH foli trajneri Bledi Shkëmbi. Numri një i bardhebluve tha se goli i pësuar që në minutën e tretë ndikoi.

"Të vjen keq, sidomos kur në ndeshjen e parë merr një rezultat pozitiv. Megjitëse e dinim që do të ishte e vështirë. Ndonjëherë ndeshjet në shtëpi janë më të vështira nga ndeshjet jashtë.

Jam i kënaqur me lojën, pavërësisht se rezultati ishte ky dhe nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Patjetër që goli i shpejtë na prishi planet. Na rëndoi psikologjikisht. Me pak fat dhe qetësi mund të kishim shënuar dhe të kishim barazuar.

Mund të bënim më shumë se kaq, nuk është ky limiti. Lojtarët e ardhur nga jashtë nuk janë në formën e duhur fizike. U duhet dhënë pak kohë. Jam i bindur që duke kaluar më tepër kohë bashkë në stërvitje do të jemi më të mirë dhe më të fortë”, tha Bledi Shkëmbi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara