Teuta i ka dhënë lamtumirën aventurës në Europa League që në raundin e parë eliminator. Skuadra shqiptare është eliminuar nga letonezët e Ventspils, të cilët pavarësisht humbjes 1-0 në ‘Niko Dovana’ në takimin e zhvilluar sot, kalojnë më tej për shkak të fitores 3-0 në ndeshjen e parë.
Të besuarit e Shkëmbit gjithsesi u porpoqën shumë në sfidën e kthimit, ku nga minuta e parë tentuan të gjenin golin për të bërë përmbysje e çmendur. Pavarësisht rasteve 45 minutat e para u mbyllën me porta të paprekura, ndërsa në të dytën, ekzaktësisht në të 48 Kallaku zhbllokoi shifrat.
Goli i dha shumë besim Teutës që hidhet në sulm duke krijuar shumë raste, por fatkeqësisht pa gjetur sërish rrugën e rrjetës. Me minutat që kalonin u venitën edhe shpresat, ç’ka bëri që ndeshja të përfundoi 1-0.
Kujtojmë se vitin e kaluar Ventspils eliminoi Luftëtarin në të njëjtin raund, në dy takime që ende përfliten sit ë trukuara.