Goli më i bukur i superligës, tifozët
votojnë atë të Donjet Shkodrës

Goli më i bukur i superligës, tifozët<br />votojnë atë të Donjet Shkodrës
Pas një anketimi prej mëse dy javësh në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në Facebook dhe në Youtube, të gjithë fansat dhe pjesëmarrësit në këtë anketim kanë dhënë preferencën e tyre për golat e 2 fazave të para, ku sipas votimeve online ka rezultuar goli më i bukur i dy fazave të para ai i shënuar nga Donjet Shkodra në takimin Flamurtari-Luftëtari me 164 vota.

Një diferencë e madhe me vendin e dytë në këtë anketë për gjysmën e sezonit, ku futbollisti Rrapo i Luftëtarit ka marrë 109 vota për golin e dytë, atë të barazimit në takimin Luftëtari-Kukësi 2-2.

Një tjetër preferencë e publikut ka qenë edhe për Idriz Bathën e Partizanit në golin teknikisht të bukur shënuar në ndeshjen me Vllazninë 1-1 që i dha Partizanit barazimin.

Sipas FSHF kjo anketë do të jetë e përvitshme dhe për golin më të bukur është menduar një ceremoni më vete e cila do të bëhet e ditur si për fituesin, edhe për mediat në ditët në vijim.

Anketa siç ishte njoftuar u mbyll në mbrëmjen e datës 19 janar dhe ku dhanë komentin e tyre mbi 500 tifozë, dhe e ndjekur nga mijëra të tjerë, teksa vota të shpërndara kanë marrë edhe golat e Dejvi Bregut, Lorenc Trashit, Afrim Takut, Kushtrim Lushtakut apo edhe Merveille. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në