Autori i golit të dytë për Partizanin e Beogradit, sulmuesi kamerunas, Tavamba pas ndeshjes foli për mediat serbe dhe u shpreh i lumtur për golin e tij ndaj Skënderbeut.

Ndër të tjera ai tha se realizimi i golit ishte një hakmarje personale për të pasi në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” humbi një rast të pastër shënimi.

“Jam shumë i lumtur, ishim përgatitur për këtë takim prej kohësh. Ishim pak të zhgënjyer me rezultatin në Shqipëri, por sot kemi fituar tri pikë dhe e gjithë skuadra është e kënaqur.

Kemi treguar karakter dhe cilësi. Shpresoj që do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Kam pasur një dëshirë të madhë për të shënuar, sepse humba një rast “të artë” në ndeshjen e parë kundër Skënderbeut.

Në nja farë mënyre, goli im sot ishte një hakmarrje për mua dhe për këtë dua të falënderoj Ozegoviç, i cili vendosi të më pasonte topin. Treguam solidaritet. Ky ishte rezultati që donim”, deklaroi sulmuesi i Partizanit të Beogradit, Tavamba