Lazio e shumë mungesave ka arritur të marrë sot një pikë në limite kundër Juventusit në supersfidën e kësaj jave të Seria A. Kryeqytetasit treguan karakter kundër kampionëve në fuqi duke barazuar në minutën e 95 rezultatin në shifrat 1-1.
Autori i golit me shumë peshë për Lazio-n ishte Caicedo, që dërgoi në fundin e rrjetës një top të mbrojtur me vendosmëri nga Correa. Më herët, ekzaktësisht në minutën e 15, Cristiano Ronaldo kishte kaluar në avantazh bardhezinjtë.
Pas 7 ndeshjesh Juventus renditet në vendin e 3 me 13 pikë, ndërsa Lazio në vendin e nëntë me 11 pikë. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ndërsa Strakosha mungoi për shkak se është i prekur me COVID.

Komente

