Goli në Kupën e Botës për klube, Karim Benzema vendos rekord unik

Goli në Kupën e Botës për klube, Karim Benzema vendos rekord unik

Karim Benzema

Al-Ittihad fitoi dje 3-0 kundër Auckland City në ndeshjen e Kupës së Botës për klube. Një nga golat e këtij dueli për klubin kampion të Arabisë Saudite u shënua nga Karim Benzema (35 vjeç).

Topi i Artë në fuqi ia ka dalë të shënojë në katër Kupa Bote për klube. Me një karrierë fantastike me Real Madridin, ai ka shënuar edhe në kompeticionet e 2014, 2016 dhe 2022, teksa bëhet i vetmi futbollist që shënon në katër edicione.

Në raundin tjetër Al-Ittihad do të ndeshet me Al Ahli të Egjiptit. Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale të turneut me kampionët e Kupës Libertadores, Fluminense. Manchester Citi, fituesi i Champions-it, do të përballet në  gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Leon të Meksikës dhe Urava Red Diamonds të Japonisë më 19 dhjetor.

Karim Benzema

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik