
Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli humbi 0-1 me Udinesen për javën e 26-të në Serie A. Për vendasit në fushë gjatë 90 minutave luajti edhe Ardian Ismajli, me mbrojtësin e Kombëtares që nuk ia doli të shmangë golin e minutës së 54 nga Rodrigo Becao. Empoli pëson disfatën e tretë radhazi, teksa Udinese rikthehet te suksesi i plotë pas dy barazimeve. Me 35 pikë, Udine shkon në vendin e nëntë, teksa Empoli mbetet në vendin e 14-të me 28 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Napoli shkon +18 nga Interi, dëmtohet Gjimshiti! Udinese fiton në transfertë, Lazio 'x'








