Serie A e futbollit është në javën e 26-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 15:00, aty ku Empoli humbi në shtëpi 0-1 me Udinesen. Goli i Rodrigo Becao vendosi ndeshjen. Në 18:00 Napoli fitoi 2-0 me Atalantën, teksa goli i dytë u shënua nga Rrahmani. Në 20:45 Bologna barazoi 0-0 me Lazion.
Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli humbi 0-1 me Udinesen për javën e 26-të në Serie A. Për vendasit në fushë gjatë 90 minutave luajti edhe Ardian Ismajli, me mbrojtësin e Kombëtares që nuk ia doli të shmangë golin e minutës së 54 nga Rodrigo Becao. Empoli pëson disfatën e tretë radhazi, teksa Udinese rikthehet te suksesi i plotë pas dy barazimeve. Me 35 pikë, Udine shkon në vendin e nëntë, teksa Empoli mbetet në vendin e 14-të me 28 pikë.
Napoli fitoi pastër 2-0 me Atalantën për javën e 26-të në Serie A. Kryesuesit e kampionatit nuk falën në shtëpi, duke bërë autokritikë pas humbjes me Lazion një javë më parë. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan në pjesën e dytë. Në të 60 minutë, Kvaratskhelia realizoi pas një aksioni fantastik, duke treguar se është futbollisti më i mirë në Serie A për momentin. Në të 77 minutë Amir Rrahmani tundi rrjetën, duke siguruar tri pikët. Nga ana tjetër, te bergamaskët doli i dëmtuar në të 44 minutë Berat Gjimshiti. Në prag të eliminatoreve Euro 2024, duket një lajm i keq për kombëtaren shqiptare. Me 68 pikë Napoli prin Serie A, 18 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Atalanta me 42 pikë është në vendin e gjashtë.
Serie A - java 26-të:
15:00 Empoli 0-1 Udinese
18:00 Napoli 2-0 Atalanta
20:45 Bologna 0-0 Lazio
Renditja: