Mirlind Daku është mes 11 emrave që kanë bërë më mirë për raundin e 27-të në Premier Leaguen e futbollit rus. Sulmuesi i Kombëtares ishte deçiziv për Rubin Kazan në barazimin 2-2 kundër CSKA-së në Moskë.
Goli i sulmuesit shqiptar në fundin e ndeshjes i dha një pikë të tijve, ndërsa veç golit edhe loja e mirë ka bërë që Daku të marrë një vlerësim të lartë (7.9) nga 'Sofascore' dhe për këtë të ketë një vend në formacion, teksa ishte "Njeriu i Ndeshjes".
Pritet që sulmuesi të ndihmojë Shqipërinë në Euro 2024, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër pasime finale këtë sezon me Rubin Kazan.
Komente











