Një makinë ka përplasur një gomar në aksin rrugor Mamurras-Laç në afërsi të Gjormit, por nuk ka pasur asnjë reagim duke e lënë atë gjakosur për më shumë se dy orë anash rrugë.

Gomari, siç shihet në këtë video të Report Tv ka marrë lëndime të shumta, por askush nuk është kujdesur për ta dërguar tek veterineri, as qytetarë e as Bashkia e këtij qyteti.

Fatkeqësisht është bërë pothuajse krejtësisht normale  që të shohim në rrugë kafshë të shtypura nga makina, siç ishte rasti i sotëm, duke nxjerrë në pah mungesën e dhembshurisë ndaj kafshëve.