Gomerët në Kishën e Vunosë, ja
si i përdhosim ne monumentet

Gomerët në Kishën e Vunosë, ja<br />si i përdhosim ne monumentet
TIRANE - Në kishën e Shën Mëhillit në Vuno gjen pasqyrën më të qartë që na rrëfen se në ç’gjendje është trashëgimia Kulturore në Shqipëri, se në ç’shkallë është ndjeshmëria jonë ndaj saj dhe sa e meritojmë të bukurën ne si popull…
 
Kjo nuk është një hyrje korrekte e një lajmi që duhet të shkruajë një gazetar. Por le të jetë i tillë ky shkrim. Që në fillim dua ta theksoj titullin. Gomerët në kishë!!! Mes afrefskave plot ngjyra, me motive floreale dhe kishtare të ikonastasit, nga altari i kishës së Shën Mëhillit, dalin gomerët. Dy gomerë që strehohen aty qetësisht. Pa i trazuar njeri. Dera e kishës, me dërrasa të bardha të reja është e shqyer. Thuhet se vetë banorë te kanë hapur me dhunë për të futur brenda kafshët.

I has këto fotografi rastësisht në faqen e restauratores Edlira Çaushi, ish-drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ajo më rrëfen se i ka shkrepur para pak ditëve ndërsa ka qenë në një ekspeditë. Shprehet e indinjuar.
“Ajo çka më bën më shumë përshtypje dhe vërtet të rrënqeth është sensibiliteti i komunitetit që nuk ekziston.

Ata, jo vetëm që nuk janë besimtarë dhe nuk iu bëhet vonë të kujdesen për shtëpinë e zotit, por nuk e konsiderojnë fare si një pasuri, pjesë e trashëgimisë së përbashkët, thesar i çmuar dhe pikë referimi dhe me vlera e fshatit ku jetojnë”. Edlira rrëfen se disa djem që kurojnë një kamping aty afër, i kanë bërë disa herë një derë të thjeshtë druri, për ta mbrojtur disi, por dera është shqyer dhe hequr prej vendasve që të strehonin bagëtitë.

Veç kësaj  gjendja fizike e monumentit është e degraduar. Pikturat murale janë mbytur në shkarravina kudo, ngjyrat të zbehura, fragmente të fshira krejtësisht, pjesë suvaje të rëna… Rreziqet që i kanosen janë të shumta. Çatia është e shkatërruar, ndërsa çarje të mëdha shihen me sy të lirë edhe në murin e absidës. Dora e shtetit vështirë të mbërrijë deri atje. Restaurimet e fundit aty duket se janë bërë që para 30 vjetësh.

Teksa është përballur me këto imazhe piktori i njohur Mustafa Arapi u shpreh nostalgjik: “Ky monument i bukur i shekullit të XVII, më ktheu 33 vjet më parë në kohë, kur isha 30 vjeç dhe sapo kisha mbaruar studimet. Kam punuar sëbashku me Hasan Nallbanin, Eduart Soppin dhe me Adrian Devollin dhe nëse piktura shumë e bukur e kësaj  kishe egziston akoma, është gjallë, është në sajë të punës restauruese që kemi bërë ne gjatë një muaji në Vuno”.

Për vlerat e këtij monumneti specialistja e trashëgimisë Edlira Çaushi shprehet me superlativa. “Kisha e Shën Mëhillit, së bashku me kishën e Shën Spiridhonit, që është një katedrale për nga madhësia dhe me vlera të mëdha arkitektonike dhe artistike, krijon një kompleks shumë interesant së bashku me varrezën aty ngjitur dhe të vendosura në një kontekst peizazhor të përkryer. Të gjitha keto rrethohen nga një ullishte me drurë shumëvjeçare…”, thotë Çaushi.

Por ky vlerësim i saj dhe përfytyrimi që krijohet, rrëzohen befas tek sheh fotografitë me gomerët në kishë, që siç thotë Edlira, në ditë tjerë gjen po ashtu edhe plot dele që strehohen aty për të mos i zënë vapa, ndërsa në një kohë pak më të hershme banorët e kishin shndërruar këtë monument të shekullit të XVII edhe si magazinë lëndësh drusore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
                       
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin