Gomonet humbën kontrollin dhe përplasën pushuesit në bregdet! Policia Kufitare e Vlorës nis aksionin për kontrollin e mjeteve lundruese

Policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese, që nga motorat e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.

Aksioni vjen pas aksidenteve që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afersi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët e pikut të sezonit ku dhe mjetet lundruese do të jenë më te shumta. Ditën e sotme janë proceduar disa mjete tip motora deti dhe kanë masa administrative me gjobë dhjetëra qytetarë që lëviznin afër bregut të detit. 

Kjo vjen pas vëzhgimit që kreu Report Tv këtë të martë në Jalë, Dhërmi dhe Radhimë, ku dukej se motorët e ujit lundronin dhe kryenin manovra të rrezikshme fare pranë brigjeve. E njëjta situatë është në plazhet në veri të vendit, ku pushuesit shprehin shqetësim për mungesën e kontrolleve ndaj mjeteve motorike, si varka, gomone e motorë uji që nuk respektojnë kufizimet me bova detare.

Në bazë të ligjit "127/2020" për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, në pronësi të operatorëve turistike, duhet të ushtrohen kontrolle nga Policia Kufitare dhe Autoriteti Portual. Për ata që kryejnë manovra të rrezikshme dhe nuk lëvizin brenda kufizimeve detare, ligji parashikon gjobë në masën 50 000 lek deri në bllokim të mjetit lundrues.

Kujtojmë se brenda 3 ditësh, 2 mjete lundruese gomone kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë në bregdet duke plagosur pushuesit. Agostin Sefa, i cili u përplas nga gomonia në bregdetin e Jalës të shtunën e 16 korrikut po lufton për jetën në spitalin e Traumës. Ndërsa në plazhin e Jonufrës u plagos një fëmijë 7-vjecar që po notonte në breg kur u përplas nga gomonia. Drejtuesit e mjeteve lundruese në të dyja rastet janë arrestuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nino: 19/07/2022 20:58

    U nis Aksioni rruge te mbare Aksionit.ne Shqiperi per her kur ndodh dicka per her Vihen ne Aksion jo me par si me e parandaluar te keqen por mbrapa nisen Aksionet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë