Gomonia 'fundosi' pronarin e laboratorit të drogës, si e zbuluan hetuesit

Gomonia 'fundosi' pronarin e laboratorit të drogës, si e zbuluan hetuesit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga laboratori gjigant i drogës, i zbuluar një ditë më parë në fshatin Mbrostar të Fierit. Report Tv mëson se ka qenë pikërisht gomonia e gjetur në fshatin Seman që ka zbuluar pronarin e laboratorit, Vladimir Çilotaj. Pas gjetjes së gomones, Policia Kufitare ka ngritur dyshime se pronari i mjetit mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga Patosi, Çilotaj.

Kur kanë mbërritur në pronat e tij, në Mbrostar të Fierit, hetuesit kanë konstatuar se veç stallave ku qëndronin dhjetëra krerë lopë e derra, gjendej edhe një magazinë e mbushur nga të dyja anët me bazë ushqimore për bagëtinë. Por, kur oficerët e antidrogës kanë kërkuar që të zhvendosin dëngjet me bar për të parë në brendësi të magazinës, punëtorët dhe të afërmit e Vladimir Çilotajt janë shprehur se aty ishte duke u ndërtuar një pulari për rritjen e pulave.

Pasi hetuesit kanë hyrë në ambientet e brendshme të asaj që prej punëtorëve është quajtur si një pulari në ndërtim, kanë konstatuar se aty ishin montuar pajisje që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin e drogës në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë. Menjëherë ka nisur puna për zbulimin e vendndodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur, pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave deri tani.


Lajmi kryesor:

Drogë apo pula?! Zbardhet dëshmia e punëtorëve të laboratorit gjigant në Fier


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase