Drogë apo pula?! Zbardhet dëshmia e punëtorëve të laboratorit gjigant në Fier

Drogë apo pula?! Zbardhet dëshmia e punëtorëve të laboratorit gjigant në Fier

Laboratori i drogës

Report Tv ka zbardhur dëshmitë e para të punëtorëve që ndërtuan laboratorin e drogës, që u zbulua një ditë më parë në fshatin Mbrostar të Fierit, në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj. Nga dëshmitë e para, punëtorët kanë mohuar që ky laborator të ishte ndërtuar për kultivimin e kanabisit, duke deklaruar se po ndërtonin një pulari. 

Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge.

Dëshmia e punëtorëve

Laboratori ishte ndërtuar në tokën e shtetasit Vladimir Çilotaj, 50 vjeç, i cili rezultoi se ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte arrestuar më parë për vjedhje dhe rrëmbim të një vajze. Ndërkohë, laboratori me sipërfaqe 300 metra katror përmbante brenda bazë ushqimore për bagëtinë, por në brendësi hetuesit gjetën pajisje të montuara, që dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin dhe përpunimin e hashashit.

Gjithashtu, në afërsi të fshatit Seman u gjet dhe një gomone 12 metra e gjatë, që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë. Prej ditës së djeshme, policia është vënë në kërkim të pronarit të tokës ku u ndërtua magazina, 50-vjeçarit Çilotaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:17
Gomonia 'fundosi' pronarin e laboratorit të drogës, si e zbuluan hetuesit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga laboratori gjigant i drogës, i zbuluar një ditë më parë në fshatin Mbrostar të Fierit. Report Tv mëson se ka qenë pikërisht gomonia e gjetur në fshatin Seman që ka zbuluar pronarin e laboratorit, Vladimir Çilotaj. Pas gjetjes së gomones, Policia Kufitare ka ngritur dyshime se pronari i mjetit mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga Patosi, Çilotaj.

Kur kanë mbërritur në pronat e tij, në Mbrostar të Fierit, hetuesit kanë konstatuar se veç stallave ku qëndronin dhjetëra krerë lopë e derra, gjendej edhe një magazinë e mbushur nga të dyja anët me bazë ushqimore për bagëtinë. Por, kur oficerët e antidrogës kanë kërkuar që të zhvendosin dëngjet me bar për të parë në brendësi të magazinës, punëtorët dhe të afërmit e Vladimir Çilotajt janë shprehur se aty ishte duke u ndërtuar një pulari për rritjen e pulave.

Pasi hetuesit kanë hyrë në ambientet e brendshme të asaj që prej punëtorëve është quajtur si një pulari në ndërtim, kanë konstatuar se aty ishin montuar pajisje që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin e drogës në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë. Menjëherë ka nisur puna për zbulimin e vendndodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur, pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave deri tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë