Gomonet në kufirin greko-turk/ Artan Hoxha: Po kheheshin nga dorëzimi i ngarkesës, pati shkëmbim zjarri

TIRANË- Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës që lidhet me rastin e sotëm ku u ndaluan dy gomone në kufirin grek. Hoxha tha se rasti i sotëm është i ngjashëm me atë të Met Kananit ndërsa theksoi se është një rrugë që bëhet vazhdimisht nga skafistët të cilët merren vetëm më transportin e lëndës narkotike dhe jo me grumbullimin dhe kultivimin e saj.

Artan Hoxha tha se destanacioni i kësaj lënde narkotike janë zonat turistike për të përfituar edhe nga fluksi i njerëzve.

"Deri tani është thënë që është dy shqiptarë dhe një italianë. Gomonet janë diktuar gjatë rrugës së kthimit nga Shqipëria drejt Greqisë. Skafistët tanë kishin mundësi të përshkonin të gjithë ujërat detare. Në momentin kur ëstë kapur Met Kanani dhe grupi i tij nuk u kapën dot mjetet lundruese. Më ka rezultuar që ngarkesa prej dy tonësh ishte transportuar nga Vlora drejt Turqisë. Në këtë rrugë kalojnë gjithomnë ngarkea të mëdha mbi 1 ton. Në vendin e zbarkimit grupi pritës lë në bregdet një sasi karburanti me bidona plastikë, merr karburantin rezervë që shërben për rrugën e kthimit. Kjo rrugë bëhet për 48 orë. Është e njëjta linjë që është përdorur edhe sot. Zbarkimet bëheshin në afërsi të Stambollit, në zonën Izmirit dhe në zonën e Bodrumit. Zgjidhen vende turistike pasi ka shumë lëvizje dhe këto janë zonat që kanë më shumë interes për ta blerë lëndën narkotike.

Skafistët marrin në shkëmbin heroinë. Është linja tradicionale. Sillet në rrugën detare në Shqipëri dhe më pas trafikohet drejt vendeve të tjera. Kanë vetëm një problem gjatë udhëtimit. Kanë problem në një ngushticë në detin Egje, ku duhet të qëndrojnë gjatë orëve të natës, nga ora 01:00 pas mesnate, pasi aty ka një patrullë ushtrarake. Pjesa tjetër e udhëtimit kryhet normalisht. Ata që janë grumbulluesit e hashashit në Shqipëri merren vetëm me transportin, dhe jo kultivimin. Ai paguhet vetëm për transportin. Nuk janë pjesë e grupit të grumbullimit.  Ky është kanabis i ri.

Gomonet që janë kapur sot janë në rrugën e kthimit pasi janë kapur pa ngarkesë. Personat që bëjnë këtë rrugë janë persona që për njëfarë kohe u zhvendosën dhe kanë punuar në zonën e detit Mesdhe. Kanë bërë edhe Barcelonën. Ata ishin të aftë të kalonin edhe distanca të tilla të mëdha", tha Artan Hoxha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poni: 25/09/2019 23:48

    LERI o artan se su be qameti se cuan ca hashash ,,,leri te bejne ca leke,,,,se jane fukarenj,,nuk do njeri te hyje ne burg per qejf,,///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë