
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi në faqen e tij zyrtare disa pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.
Ministri thekson se, falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm këto monumente po përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve, pas reshjeve të shtuara të ditëve të fundit.
“Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre”, shkroi Gonxhja.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit, shtyhet për nesër udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindis









