Google: Pakot me dron në 2017?

Google: Pakot me dron në 2017?
Gjiganti i internetit Alfabeti Inc (GOOGLE.O), pret që të nisë së shpejti  dërgimin e paketave për konsumatorët nëpërmjet dronit. Viti 2017 do të jetë viti provë i këtij eksperimenti shkruan agjensia Reuters.
 
David Vos, kreu i projektit të alfabetit Wing, tha se kompania  e tij është në bisedime me Administratën Federale të Aviacionit në lidhje me ngritjen e një sistemi të kontrollit të trafikut ajror, duke përdorur dronët. Për të koordinuar fluturimet e mjeteve ajrore do të përdoren teknologji të tilla si celularë dhe interneti, pa pasur nevojë për një ekuipazh në një lartësi prej 152 metra.
 
Alfabeti dhe Amazon .com janë kompanitë  që po përpiqen ta bëjnë realitet dërgimin e pakove me dron. Por,  droni nuk pritet të ndërmarrë fluturim deri në kohën që FAA të publikojë rregullat përfundimtare për operacionet tregtare me avionë të telekomanduar. Projekt i cili pritet të marrë jetë vitin e ardhshëm.
 
Vos, kryetari i forcave ajrore amerikane tha se regjistrimi i dronit  do të jetë një hap i madh drejt një sistemi ku mund të përdoret telekomunikacioni pa tela dhe duke përdorur internetin. Përfshirë këtu aplikimet Cellphone për të identifikuar dhe për të mbajtur dronët të kontrolluar në hapsirën ajrore. Ky është një projekt që administrata Obama synon ta vërë në zbatim në 20 dhjetor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos