Gottardt: Ata që duan demokracinë janë pro dialogut! Kodheli: I zgjasim dorën opozitës

Deputeti gjerman i Bundestagut, Tobias Gottardt është takuar sot me anëtarët e Komisionit të Jashtëm në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat Gottardt tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara me Reformën në Drejtësi. dhe ata që duan demokracinë janë pro dialogut, duke iu referuar qëndrimit të opozitës.Ndërsa lidhur me vendimit e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet Gottardt tha se pavarësisht vendit prej të cilit vijmë mesazhi është i qartë, vështirësitë duhet t'i përballojmë të gjithë bashkë.

"Progresi për hapat që janë ndërmarrë është vërtetë i dukshëm. Nuk besoj se më takon mua si i huaj që të vij në Shqipëri që të jap komente mbi situatën politike që ju e njihni më mirë. Si një europian i bindur jam këtu për të mbështetur cdo hap të Shqipërisë në anëtarësimin në BE. Ata që duan demokracinë janë pro dialogut", u shpreh Gottardt.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli ka shprehur keqardhje për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke theskuar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë, se është e gatshme për dialog

“Ne garantuam kolegun gjerman për vazhimin e refromës në drejtësi. Tashmë rezultatet kanë ardhur dhe pritet të vijnë akoma më shumë. Nga mesazhi i një europiani të djathtë është se bashkë mund t'ia dalim nënkupton se Shqipëria duhet të mbështetet edhe nga dialog i brendshëm. Qëndrimi i opozitës e vë në ngërç jetën tonë parlamentare. Jemi këtu të gatshëm t’ia zgjasim dorë opozitës për t'i dhënë po dialogut me opozitën pa ndërprere reformën e integrimit”, tha Kodheli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 09/03/2019 08:56

    Po kush eshe kunder dialogut ?Zoterinj te nderuar ,flisni per dialog ,dakort te gjith e njofim si term ,dhe si sherben per shoqerine ,kur zhvillohet ne kushtet e duhura,me pjesemarresit e duhur .Nuk kam digjuar asnje nderkombtar ,te pyes, pse i lat mandatet ? Jo se keni harruar ta beni kete pyetie ,por thjesht nuk deshironi ta beni .Dialogu zhvillohet me njerez qe deshirojne ta bejne ate ,qe jane te sinqert dhe te vendosur per zgjidhien e problemeve . Dialogu nuk eshte vendi ku perdoren sofizma e silogjizma ,sa per te krijuar tymnaja , e per te lar gojen .Pikerisht kejo eshte arsyja per te mos u pranuar dialogun nga opozita .Opozita nuk ka as me te voglin besim tek sinqeiteti i KM .Nuk me duket ndonje hata e madhe ,nese KM e zgjidh vet kete mgerc ,per te pregatitur zgjedhie , vertet te pastra e te besushme .Qoft edhe me nje staf tjeter ministror ,komplrt nga e majta ,por qe ka besimin e opozites .Opozta kete forme garancie ka kerkuar fillimisht ,dhe besoj se i qendron .Kushdo qe zgjidh problemin eshte i respektuar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës