Tirane- Vizita e sekretarit amerikan të shtetit është tregues i vëmendjes së shtuar të SHBA-së drejt Shqipërisë si një aktor dhe factor kyç në Ballkanin Perëndimor e jo vetëm.
Kryetarja e komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli në një intervistë për Report Tv e quajti vizitë të suksesshme ndalesën 8 orë në Tiranë të sekretarit Blinken
"Një vizitë të sukseshme në një moment shumë kritik për gjeopoltikën dhe për çka ndodh rreth nesh jo domosdoshmërisht në Ballkanin Perëndimor por dhe në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Që numri dy të gjejë një ditë për të dhënë mesazhe të rëndësishme në momente të vështira është vërtet një vëmendje e shtuar për Shqipërinë e rajonin tonë” nënvizon më tej Kodheli, ish ministre e jashtme për emisionin “Sot live në Shqipëri’ me gazetar Nertil Agalliu
Shqipëria konsiderohet stabilitet kyç, një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit territorial të Ukrainës.
Fakti që vendi ynë ndodhet në një pozicion të mirë në arenën ndërkombëtare Kodheli ia dedikon kryeministrit Edi Rama.
‘Gjatë qeverisjes Rama Shqipëria nuk ishte vetëm një aktor mes aktorëve të Ballkanit Perëndimor por një aktor aktiv dhe faktor dominues në raport me paqen në Ballkanin Perëndimor”
Baza ajrore e Kuçovës
Kodheli është e bindur se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë muajin e ardhshëm, do të konsolidojë marrëdhëniet mes NATO-s e Shqipërisë por është dhe një ‘mesazh politik që i shkon aleatëve të rajonit e jo vetëm”
Kodheli thotë se kërkesa që Kuçova tu bëhet bazë ajrore e NATO-së ka qenë e qeverisë shqiptare dhe vendimi është marrë pasi u analizuan shumë venndbazime ushtarake.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo
13 Shtator, 17:16
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Kryetarja e Kuvendit Nikolla e Kodheli në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington
9 Korrik, 13:09
-
Rama korr frytet e para nga "mbështetja" e Blinken!
1 Mars, 18:28
-
Preç Zogaj: ‘Shpërblimi’ i Tiranës zyrtare për stabilitetin në rajon është kompromentuar nga korrupsioni masiv
26 Shkurt, 20:20
-
Shqipëria synon të presë Samitin e NATOS në 2027! Rama letër falenderimi Blinkenit pas vizitës historike në Tiranë
26 Shkurt, 17:19
-
Mero Baze: T'i marrësh 'borxh' Gaz Bardhit protestuesit kundër Blinkenit
21 Shkurt, 20:18
-
Blinken ndan foto nga vizita në Tiranë: Shqipëria partner i vjetër! Konfirmova mbështetjen e SHBA për luftën kundër korrupsionit
20 Shkurt, 09:48
-
Cili ishte mesazhi i Blinken për Ramën!
19 Shkurt, 21:53
-
Blinken e ndihmoi opozitën shqiptare…pa folur
18 Shkurt, 20:27