'Presidenti, autoriteti përfundimtar', Governatorët i kthehen Trump: Urdhërat e federales për rihapjen e ekonomisë do të injorohen dhe sfidohen në gjykatë

'Presidenti, autoriteti përfundimtar', Governatorët i kthehen Trump: Urdhërat e federales për rihapjen e ekonomisë do të injorohen dhe sfidohen në gjykatë

Presidenti Donald Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar” është në dorë të tij dhe jo të shteteve, për të vendosur kur do të rihapet ekonomia amerikane.Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të martën se nuk do të përfillte dhe do të sfidonte në gjykatë urdhra nga Shtëpia e Bardhë për të rihapur ekonominë në këtë shtet, ku pandemia ka goditur rëndë.

"Nëse (Presidenti Trump) me jep urdhër për të rihapur ekonominë në ndonjë formë që vë në rrezik banorët në shtetin tim, nuk do ta bëj. Do të ndesheshim me një interpretim kushtetues për autoritetin federal dhe atë shtetëror. Do të përfundonim në gjykatë,” tha Guvernatori Cuomo për CNN.

Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë së shpejti vendimet që ka marrë lidhur me distancimin social. Presidenti do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane “me sot, me nesër” tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.

“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.

“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudlow.

Në komentet që bëri të hënën në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “vendimi është në dorë të tij” kur u pyet nga Zëri i Amerikës nëse grupe shtetesh mund të krijojnë planet e tyre dhe të sfidojnë autoritetin e presidentit për të deklaruar rihapjen e ekonomisë në një kohë kur nuk është vënë nën kontroll epidemia e koronavirusit.

“Nuk bëjnë dot asgjë pa miratimin e presidentit të SHBA,” deklaroi Trump. Presidenti këmbëngul se një numër kompetencash të specifikuara në Kushtetutën amerikane mbështesin deklaratat e tij, duke shtuar se “ai që është president i Shteteve të Bashkuara, ka autoritet total”.

Dy republikanë me peshë mendojnë ndryshe. 

“Qeveria federale nuk ka autoritet absolut,” shkruante në Twitter Senatorja nga Uajoming, Liz Cheney.

Senatori nga Florida, Marco Rubio reagoi duke thënë “Si dhe kur do të modifikohet distancimi social duhet dhe do të vendoset nga guvernatorët”.

Ai shtoi se udhëzimet e nxjerra nga “qeveria federale dhe Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të ndikojnë tek vendim-marrja. Por Kushtetuta dhe logjika e shëndoshë kërkojnë që këto vendime të merren në nivel shtetëror”.

Në bazë të Kushtetutës amerikane, nuk specifikohet se cilat kompetenca rezervohen për shtetet, jashtë autoritetit federal.Presidenti ka thënë se së shpejti do të vendosë se kur do të rihapë aktivitetin ekonomik në një kohë që 42 nga 50 guvernatorët amerikanë kanë shpallur masa që kufizojnë lëvizjen e lirë.

Presidenti po analizon mundësinë e rihapjes së pjesshme apo të plotë më 1 maj. Zoti Cuomo dhe pesë guvernatorë të tjerë të shteteve verilindore zhvilluan një bisedë telefonike ku vendosën se të martën do të fillonin diskutimet për një plan rajonal për rihapjen e ekonomive të tyre.

Vendimi duhet të merret nga guvernatorët, pasi në këtë situatë ata “kanë treguar udhëheqje të vërtetë” duke punuar për të mbajtur popullatat e tyre të sigurta, tha Guvernatorja e Roud Ajlendit, Gina Raimondo.Të hënën guvernatorët e Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë njoftuan se po ndjekin një metodë të ngjashme.Së bashku këto dy grupe shtetesh përfaqësojnë 100 milionë amerikanë, afro 1/3 e popullsisë së vendit.

Grup Pune i Shtëpisë së Bardhë për Rihapjen e Ekonomisë

Një ekip specialistësh të shëndetit publik mblidhet çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar publikisht masat që janë marrë në përgjigje të koronavirusit. Pritet që së shpejti të njoftohet krijimi i një ekipi të ri që do të fillojë të mblidhet pas dyerve të mbyllura për të diskutuar mënyrat për rihapjen e ekonomisë amerikane.

Ky këshill që nuk do të përfshijë zyrtarë të shëndetësisë, ka të ngjarë të nxjerrë zbuluar tensionet ekzistuese mes zyrtarëve të ekonomisë dhe atyre të shëndetit publik lidhur me momentin e duhur për rihapjen e ekonomisë ndërkohë që specialistët paralajmërojnë se rihapja para kohe mund të acarojë epideminë.

Presidenti Trump tha lidhur me këshillin e ri se “do të ofrojë këshilla të mira, por gjithsesi do të përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm. Por gjithashtu, duam që të rihapim ekonominë”.

Disa ekspertë dhe pjesëmarrës në këshilla të tjerë të organizuar nga presidenti në të kaluarën, shprehën shqetësimin se Presidenti Trump mund të mos jetë i hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe të vërtetave të vështira në këtë realitet.

Në ekip pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Ben Carson dhe këshilltarët ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett dhe Larry Kudlow. Shefi i ri i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows pritet të kryesojë punën e këshillit./VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 15/04/2020 04:06

    Problemi eshte se Trump mendon zgjedhjet te parat,jo njerzit.Shikoni ne komision nuk ka asnje epidemiolog,vetem politikane,economiste.Me nje fjale,futja pordhes. Per sa i perket kush ka te drejte,per urdhrin final,mendoj se eshte e drejte e presidentit,jo e guvernatorve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes