Tragjedia mes flakëve në magazinë në Tiranë, Goxhaj për Report Tv: Sala tentoi të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, por po hetohet për materialet e magazinuara

 

Shkëlqim Goxhaj drejtor i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të Arjan Salës nga magazina ku mbeti i bllokuar pasi u përfshi nga flakët.

Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri.

‘Trupi është nxjerrë para orës 2 të mëngjesit rreth orës 1 e 40 minuta. Është evidentuar nga forcat zjarrfikëse dhe është lajmëruar policia e shtetit dhe ambulanca, trupi ndodhej në mesin e magazinës dhe nga vendi i ngjarjes, duket se ka tentuar të eliminojë vatrën e zjarrit, pasi ndodheshin pranë tij edhe dy fikëse zjarrit që përdoret në këto raste.

Trupi i viktimës është dëmtuar në pjesën e gjymtyrëve dhe pjesa tjetër është mbuluar nga rrobat e lagura. Në momentin që viktima ka tentuar të bëjë shuarjen e vatrës së zjarrit, rrobat nuk kanë qenë të lagura. Për mbi 18 orë është kërkuar trupi dhe ka qenë shumë e vështirë për ta gjetur. Ka qenë e vështirë për të gjetur turpin për arsye se ka pasur edhe pjesë inertesh. Është punuar në kushte ekstremisht të vështira, qoftë edhe për ajrin, pasi frymëmarrja ka qenë me aparatura speciale, pasi ka qenë e pamundur që të futeshin në kushte normale. Ka pasur edhe shumë inerte të rrëzuara në dysheme. Por fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjë zjarrfikës. Vetëm një punonjës është asfiksuar natën e parë.

Pozicioni ku ka qenë i shtrirë qytetari ka shanse që të jetoj vetëm pak minuta, pasi vdes nga asfiksia. Kemi tentuar që ta kontaktojmë me radiot e policisë brenda orëve të para, por nuk ka pasur reagime.’- tha Goxhaj.

I pyetur nëse ka pasur dalje emergjence, Goxhaj tha se ndërtesa ka qenë e rregullt, dhe se ka pasur tre dalje, por materialet plastike duan kohë që të fiken. Goxhaj tha se përqendrimi i hetimeve, do të bëhet nëse ka qenë vetëm për materiale plastike apo për diçka tjetër.

‘Tani duhet të theksojmë se materialet, shumica janë materiale plastike dhe është e vështirë të fikej zjarri. Ne do të përqendrojmë hetimin, nëse ka qenë vetëm për materiale plastike apo për diçka tjetër. Në çdo vend janë masat e mbrojtjes nga zjarri, por në plastike, shërbimit zjarrfikës u duhet ditë të tëra për ta fikur. Vetëm evakuim u duhet shumë kohë. Janë tre hyrje, ka pasur tre dalje godina. Fikëset kanë qenë funksionale dhe punonjësit janë munduar që ti përdorin. Duhet të evakuohesh. Duhet të dini se nuk dua të mbroj biznesin, por ato kanë furnizuar me ujë. Punonjësit rrinin aty gjatë gjithë kohës. Kur shërbimi zjarrfikës merr vesh se brenda ka qytetarë do të merret çdo masë. Jemi futur në ambiente 900 gradë celcius. Gjatë gjithë natës parë u tentua të hidhej ujë. ’- tha Goxhaj.

 

 


Lajmi kryesor:

Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, luftoi me to për të shpëtuar 20 kolegët, Arjan Sala përcillet sot për në banesën e fundit! Qeveria: Gati ta shpallim 'Dëshmor i Atdheut'


M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?