TIRANE - Shqipëria rendimet e 129-a mes 181 vendeve në botë sa i përket çmimit më të ulët të naftës në treg. Në një anketim të bërë nga faqja zyrtare e Global Petrol Price renditen të gjitha vendet në bazë të çmimit me të cilin ato tregtojnë naftën duke filluar nga më i liri tek më i shtrenjti. 

Sipas Global Petrol Price aktualisht çmimi mesatar i një litri naftë është 0.97 USD, ndërsa në Shqipëri ky çmim shkon në 1.32 USD. Megjithatë këto diferencime të çmimeve nga njëri vend në tjetrin GPP i justifikon me anë të taksave respektive që ka çdo vend. 

Sipas raportit: “Çmimi mesatar i naftës nëpër botë është 0.97 $ për litër. Megjithatë, nuk ka ndryshim thelbësor në këto çmime midis vendeve. Si rregull i përgjithshëm, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet e varfra kanë çmime dukshëm më të ulëta.

Dallimet në çmimet në të gjithë vendet janë për shkak të tatimeve të ndryshme dhe subvencioneve për benzinë. Të gjitha vendet kanë akses në të njëjtat çmime të naftës të tregjeve ndërkombëtare, por pastaj të vendosë për të imponuar taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.”

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)