Itali - Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Italisë. Të ndaluarit 22, 23 dhe 33 vjeç, me banim në Provincën e Bolonjës, akuzohen për vjedhje të banesave.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni në shpatin e kodrës së Via Montebello, pranë një shtëpie.
Nga kontrollet e kryera në makinën e të rinjve karabinierët gjetën bizhuteri e ora luksoze me vlerë dhjetëra mijëra euro, me origjinë të dyshimtë.
Midis orëve luksoze të gjetura nga oficerët, një në veçanti, një markë Omega, u identifikua si pronë e pronarit të nj vilës, një shtetas italian në të gjashtëdhjetat e tij.
Më pas, karabinierët zbuluan se dera e përparme e vilës ishte hapur me forcë me një mjet vjedhjeje të gjetur në kopsht, informon media italiane.
Me urdhër të Prokurorit, autorët e dyshuar u çuan në Gjykatën e Bolonjës për një seancë dëgjimore për vërtetimin e krimit dhe më pas për një gjykim të shkurtuar.
Komente






