Grabisnin turistët në Akropoli
pranga shqiptarit dhe 2 grekëve

Grabisnin turistët në Akropoli<br />pranga shqiptarit dhe 2 grekëve
ATHINE- Policia e Athinës arrestoi 2 grekë dhe një shqiptar që grabisnin turistët në Akropoli, qendrën historike të Greqisë. Mediat e shtetit fqinj njoftojnë se grabitjet janë kryer në fushat e Akropolit dhe në kodrën Filopapu, ku kryesisht janë vjedhur turistët, por pre e grabitjeve kanë rënë edhe kalimtarë apo banorët e zonave.

Kështu janë arrestuar tre persona, dy grekë 16 dhe 17 vjeç dhe një 25-vjeçar shqiptar, i cili pak më parë në Akropolis u larguar, pasi përdori dhunën fizike ndaj dy grekëve, të moshës 19 dhe 20 vjeç, duke u marrë telefonat e tyre celularë dhe paratë që kishin me vete.

Siç është zbuluar nga hetimet, 3-mujorin e fundit janë arrestuar disa persona që kishin një numër të panjohur të bashkëpunëtorëve, me të cilët kishin ngritur rrjete kriminale për grabitjen e civilëve dhe turistëve në qendrën e Athinës dhe të Akropolit dhe në veçanti në kodrën Filopapou.

Vjedhjet kanë ndodhur ose duke përdorur forcën fizike. Ndërkaq, janë arrestuar 4 grekë, nga 33 deri në 47 vjeç, të cilët akuzohen për mbikëqyrjen e të miturve që kryenin grabitje. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës dhe po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar bashkëpunëtorët e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Inflacioni i qëndrueshëm, por më i ulët se në vendet e BE! Shtrenjtohet argëtimi e shërbimi arsimor

Inflacioni i qëndrueshëm, por më i ulët se në vendet e BE! Shtrenjtohet argëtimi e shërbimi arsimor