Një shqiptar me precedent penal është vënë në pranga nga policia italine me akuzën për vjedhje dhe thyerje banesash. Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është Ermal Dervishi, 28 vjeç.

Arrestimi i 28-vjeçarit është bërë në qytetin e Lukës dhe më pas është shoqëruar në burgun e këtij qyteti ku do të gjykohet për veprat që rëndojnë mbi shqiptarin.

Pas kontrollit karabinierët i kanë gjetur sende me vlerë si bizhuteri, sahatë me vlerë të konsiderueshme monetare dhe disa pajisje të cilat i përdorte në aksionet e vjedhjes.
Policia italiane vijon hetimet për identifikimin e personave të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me Ermal Dervishin.
ermal dervishi
( Ermal Dervishi, 28 vjeç, shqiptari i arrestuar për vjedhje në Itali)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com