Autori i dytë i grabitjes së një argjendarie në Tiranë pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Klodian Hoxhaj, 23 vjeç, i cili u arrestua dy ditë më parë, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar fajësinë dhe përfshirjen në krim.
 
Argjendaria në rrugën e Dibrës, në pronësi të shtetases Olta Sinanaj, u grabit me dhunë më 6 Gusht ku u vodhën 50 mijë euro ar dhe mbeti e plagosur dhe vetë Sinanaj.