VLORE- Banda e grabitësve të kazinove dhe karburanteve në Vlorë, e arrestuar në 25 gusht të vitit 2012, arrinte të kthehej dy herë në të njëjtën vendngjarje.
Në dosjen e zbardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rezultuar se në harkun kohor të tre muajve, të rinjtë kanë realizuar grabitje me armë brenda të njëjtit karburant. Në bazë të hetimeve të mbledhura, rezulton se në datën 21.03.2012, i pandehuri Mario Metaj në bashkëpunim me një tjetër person të quajtur Amarildo, i cili nuk u identifikua plotësisht dhe nuk u arrestua, kanë mundur të vjedhin me dhunë dhe armë pikën e një karburanti.
Të njëjtët persona, tre muaj më pas, në 16 qershor të të njëjtit vit, janë rikthyer në të njëjtin vend duke grabitur një tjetër shumë parash. Ngjarjet u zbardhën plotësisht vetëm pas arrestimit të bandës gjatë operacionit policor të koduar “Sfida 2”. Një tjetër detaj i cili pasqyrohet në lidhje me goditjet e njëpasnjëshme të bandës, është dhe minutazhi brenda të cilit të rinjtë realizonin grabitjet. Në vjedhjen e një pike karburanti në Vlorë, ata kanë mundur të marrin paratë nën kërcënimin e pistoletës brenda 3 minutave, e më pas të largohen. Në 25 janar të këtij viti, prokuroria Ardian Nezha dorëzoi në Gjykatën për Krime të Rënda kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve Joni Idrizi, Armando Likaj, Marjo Metaj, Mili Veliko si dhe Eljaz Hasaj. Mbi bazën e qindra dëshmive, provave të mbledhura në vendngjarje si dhe përgjimeve telefonike, u arrit në përfundimin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë, disa prej të cilëve minorenë nën 18 vjeç, kishin mundur të realizonin grabitje me armë.
Ishte operacioni i Drejtorisë së Policisë së Vlorës e cila në 25 gusht të këtij viti I dha fund veprimtarisë kriminale të bandës, duke mundur të zbardhë edhe një grabitje me armë të një filiali banke, ngjarje e ndodhur në vitin 2010. Në një dalje zyrtare menjëherë pas aksionit policor, policia tha se autorët e arrestuar ishin të dhunshëm dhe tepër të rrezikshëm gjatë kryerjes së veprave penale, duke u konsideruar si një ndër më problematikët e 5 viteve të fundit. Arrestimi i tyre pasoi operacionin policor “Sfida 1”, gjatë të cilit u vunë në pranga të tjerë grabitësh kazinosh dhe bankash.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com