Grabitën 13 mln lekë te Posta e Krujës, lihen në burg 5 të arrestuarit

KRUJË- Pesë personat e arrestuar për grabitjen e 13 milion lekëve dhe 1500 eurove në postën e Krujës, do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Krujës caktoi këtë të diel masën arrest me burg për Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë dhe të dyshuar si autorët kryesorë të grabitjes. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për dy personat e tjerë të arrestuar për moskallëzim krimi, Bujar Tafa dhe personi me iniciale A. L., roje në magazinat ku autorët magazinonin sendet e vjedhura. Ndërkohë, më herët gjykata caktoi po arrest me burg edhe për rojen private të filialit të postës, Besnik Parruca, ndërkohë që në kërkim policor vijon të jetë specialisti i sallës SHPSF.

Sipas policisë, Gazmir Saka, Andi Rexhepi dhe Mark Caka, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por edhe me persona të tjerë, dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin kasafortën me para në filialin e postës shqiptare në Krujë. Në krye të këtij grupi ishte Andi Rexhepi, i njohur edhe si Andi Paturri, i cili u tradhëtua nga gjurmët e gishtave që la të fiksuara në kasafortën e grabitur. Paturri ishte arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi në 2016 ku akuzohej për grabitje banesash me armë të VIP-ave në Athinë dhe të automjeteve të shrenjta.

1573128513_AndiRexhepiPaturri.jpg

Andi Rexhepi

Ata akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Kontrollet për arrestimin e tyre u bënë në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Po ashtu, policia bllokoi një shumë të konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se personat e arrestuar janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin