Gjenden lekët e grabitura në postën e Krujës, 3 autorët me mina me telekomandë, armë me silenciatorë dhe makina e targa të vjedhura (VIDEO)

DURRES - Tre persona janë vënë në pranga për grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë, në 03:00 të mëngjesit, një orar që çuditërisht korrespondoi me mungesën e energjisë elektrike në postë. Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, në një konferencë për mediat këtë pasdite, tha se tre janë personat e arrestuar si autorë në kuadër të operacionit të koduar "Filiali". Ata rezultojnë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që edhe më herët kanë kryer vjedhje të pronës me armë e dhunë në disa qytete, shkatërrim të pronës me eksploziv, vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë, një shumë që sipas drejtorit të Postës Shqiptare, ishte 13 milionë lekë të rinj dhe 1500 euro. Policia kreu kontrolle në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak të Laçit, aty ku u gjetën një shumë e konsiderueshme parash, dhe dy makina të vjedhura, një Range Rover dhe një Benz 320, ku i fundit i përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. Banesa e tyre ishte kthyer në një strehë të armëve dhe municioneve të paligjshme, deri në mina me telekomandë.

Armët, parat e sekuestruara

"U sekuestruan tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin", tha drejtori i Policisë së Durrësit.

Paratë e vjedhura në postë, u gjetën në shtëpinë e një prej autoprëve, Gazmir Sakës, person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është  person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Andi Rexhepi

Hetimet e kryera zbuluan se të arrestuarit janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit dhe grabitjeve me dhunë dhe armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë. Konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Ndërkohë, dy persona të tjerë ranë në pranga, për moskallëzim krimi Besnik Tafa,dhe A.L, roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve. Ndërkohë dje, u arrestua edhe Besnik Parruca ishte roja i postes. Roja i turnit deklaroi se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë. Në kërkim është shpallur specialisti i sallës SHPSF, me inicialet S. T.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Por kush është kreu i grupit? 

Report Tv mëson se Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje. Andi Paturri akuzohet se bashkë me Mirel Xhaferrin dhe Ndue Brungën kanë kryer disa grabitje në Greqi.

Drejtor i postës së Krujës është Xhelal Rraja është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

VIDEO/Deklarata e policisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
U arrestuan për vjedhjen e postës/ Si grabitën në mënyrë spektakolare supermarketin në Durrës me Range-n e vjedhur

Tre personat që ranë në prangat e policisë për grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në Fushë-Krujë janë autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua. Ai është përdorur nga autorët në vjedhjen e një supermarketi në muajin korrik të këtij viti, për të cilën kishin përdorur pikërisht një prej Range Rover-eve të sekuestruara. Range Rover ishte në pronësi të një biznesmeni krutar. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 23 korrikut. KLIKO KËTU për të parë VIDEON

Ora 18:17
Ja pamjet e operacionit 'Filiali', ku u sekuestruan dhe paratë e grabitura nga posta e Krujës (VIDEO)

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni 'Filiali', ku u sekuestruan dhe paratë e grabitura nga posta e Krujës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loki: 08/11/2019 20:36

    Ki grup ka ba ene tjera grabitje . Baken e laqit

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/11/2019 22:25

    Bravo, dërrmojini të fleme rehat!

    Përgjigju
  • Emi: 07/11/2019 22:24

    Nje gja me ban pershtypje gjith a ta kriminela shqiptare si kekan arrati perj burgute ne greqi po vin ne shqipni dhe po terrorizon shqipnin a thun mos agjeture greke po i fute ne shqipnin dhe po i perdor keta te funite siq nolli edhe ne araportin si koka krysore gjoja paska ik perj burgute ne greqin dhe erdhi ne shqipnin si grabiti araportin ne shqipnin?

    Përgjigju
  • Erik: 07/11/2019 22:08

    Bravo policise. Tani duhet drejtesia te tregoje forcen e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb