Përfundojnë në gjyq me akuzën e shpërdorimit të detyrës 7 rojet private të Euro Gjicit dhe drejtori i departamentit të sigurisë së bankës nga e cila një vit më parë u vodhën mbi 2 milion euro.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe kërkon nga gjykata dënimin e tyre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Një vit nga vjedhja e bankës ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e grabitjes ndërsa me drejtësinë do të përballen rojet private.
Sipas Prokurorisë rojet private dhe pse të armatosur nuk kanë reaguar teksa grabitësit morën cantat me lekë dhe u larguan.
Mesditën e 13 shkurtit 2015 nga furgoni që transportonte lekët e bankës pranë Stacionit të Trenit u vodhën rreth 2 milion euro.
Ja njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Tiranës
INFO, PROKURORIA TIRANE
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëvepunonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i departamentit të sigurisë së një banke të niveli të dytë. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”. Këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke të nivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, në dt. 13.02.2015. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet proceduriale për pjesëtarët e ruajtjes fizike të parave.
Në përfundim të hetimet, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim shtetasit:
1. Qirjako Tace
2. Robert Felah
3. Isuf Gjici
4. Artan Dervishi
5. Tomorr Hidri
6. Dritan Duka
7. Ilir Syla
8. Sajmir Nikoçi
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com