Grabitën 2 shtëpi në Spanjë, gjykata ul dënimin për 3 shqiptarët pasi pranuan fajin! Paratë, bizhuteritë dhe orat e vjedhura i kishin fshehur në mal
3 shqiptarët e akuzuar për grabitjen e 2 shtëpive në Spanjë, në Gjykatën Provinciale të Kompostelës
Tre shqiptarë janë dënuar nga gjykata spanjolle pasi kanë grabitur 2 shtëpi në zonën e Agro do Muíño.
Sipas mediave spanjolle, 3 shqiptarët kanë pranuar autorësinë e krimit para togave të zeza.
“Kërkoj falje, jam fajtor.”, “Kërkoj falje për të gjitha veprimet e mia dhe për të gjitha të këqijat që kam bërë", janë shprehur ata.
Në shenjë vlerësimi për pranimin e krimit dhe shfaqjes së pendesës, prokuroria spanjolle ka kërkuar uljen e dënimit ndaj tyre nga 9 në 5 vite burg, por duke qenë se ata kanë qëndruar në paraburgim prej më shumë se një viti në qytetin Teixeiro, 3 shqiptarët do të vuajnë dënimin me burg edhe 8 muaj, më pas do të kthehen në Shqipëri.
Mes të akuzuarve si pjesëmarrëse në grabitje ishte dhe një shtetase kolumbiane, e cila banonte në Barcelonë. Ajo akuzohej se kishte marrë me qira makinën të cilët shqiptarët kishin përdorur gjatë aktit kriminal, si dhe një banesë.
Këta të fundit janë shprehur se kolumbiania nuk kishte lidhje me ngjarjen kriminale, dhe se ajo ishte thjeshtë një e njohur.
Sipas rrëfimit të të akuzuarve, ajo njihte vetëm njërin prej tyre, me të cilin ishte njohur në vitin 2018, kur punonin në Ibiza.
"Meqenëse e ka të vështirë të kuptojë spanjishten e shkruar dhe nuk është i zoti në teknologji, i bëra një nder," është shprehur gruaja.
Gjatë seancës gjyqësore ishin të pranishëm edhe banorët e shtëpive të vjedhura në Agro do Muíño, të cilët sqaruan se 3 shqiptarët kishin grabitur para, bizhuteri dhe ora.
Një pjesë e madhe e sendeve të vjedhura u janë rikthyer banorëve, pasi hajdutët u treguan autoriteteve vendin specifik ku i kishin fshehur, në mal.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
22 Nëntor, 20:59
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
U arrestua për rrahjen dhe grabitjen e një italiani, Gjykata e Katanias liron 28-vjeçarin shqiptar! I skeduar më parë për drogë
21 Nëntor, 21:03
-
Rafael Nadal tërhiqet zyrtarisht nga tenisi
20 Nëntor, 22:27
-
Në kërkim nga autoritet shqiptare, i riu vetëvritet në Spanjë! Mik i ngushtë i Cllevio Serbianos
20 Nëntor, 10:37
-
Pjesë e grupit që xhironte 10 mijë euro kokainë në ditë, 32-vjeçari shqiptar kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali! E shpërndanin me makina luksoze të shpejta
18 Nëntor, 17:05
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor, 12:49
-
Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë
15 Nëntor, 12:30
-
Itali/ Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje të rëndë në Katania, arrestohet 45-vjeçari shqiptar! U kap gjatë operacioneve kundër drogës
14 Nëntor, 14:52
-
Spanjë/ Rikthehen përmbytjet, Malaga më e rrezikuara! Mbyllen shkollat dhe evakuohen banorët
13 Nëntor, 22:31
-
Krujë/ Shpërthim gjatë natës në hyrje të pazarit! Autorët hedhin në erë bankomatin me eksploziv, në ikje hedhin kunja në rrugë për shpimin e gomave të mjeteve
12 Nëntor, 09:50
-
VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol
10 Nëntor, 23:00
Keta jane nderi i Shqiptareve, te vrasin ne gjume edhe kur i kapin ulin pantallonat edhe presin .........
Përgjigju