Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë

BERAT- Pakkush e njeh por fshati Hingë është prodhuesi më i madh i agrumeve në qarkun e Beratit, i cili numëron 41 000 rrënjë mandarina në një sipërfaqe prej 74 hektarësh.

Mandarina ka superprodhim këtë vit dhe mbi të gjitha tregu është i garantuar por mungon krahu i punës. Me kameran e Report TV vizituam këtë fshat piktoresk në Bashkine e Dimalit në  kulmin e sezonit të vjeljes ku takojmë fermerët Arben dhe Alush Musta, të cilët paratë e fituara në emigrim i kanë investuar në tokat e tyre.

“Kemi 20 vjet që merremi me këtë punë që nga vënia e fidanit e deri tek vendosja në prodhim. Unë kam punuar disa vite në Greqi dhe u kthyem bashkë me familjen në Shqipëri pasi morëm eksperiencë. Tregu është zgjidhur duke u hapur pikat e grumbullimit ia kemi arritur të gjejmë diçka. Shitet gjithë prodhimi. Këtë vit kemi filluar vjeljen më herët se vitet e tjera, se ka pasur 'oreks' tregu i jashtëm. Po i vjel me familjen se s’ka krah pune, se të rinjtë kanë ikur në emigracion. Kam marrë vajzën në shkollë në universitet dhe një punëtor. Kam djalin inxhinier është terhequr nga ajo punë dhe ka ardhur këtu. Puna jonë gjatë gjithë vitit finalizohet këto dy muaj. Po hyri janari me grica këto dëmtohen, ndaj duhet ta vjelim këto dy muaj. Kemi fitime të mira", shprehet Arben Musta.

Ndërsa kushëriri i tij, Alush Musta, tha se “kemi 3 hektarë, kemi vite që i prodhojmë por këtë vit ka 'uri' tregu i jashtëm dhe kemi ecuri të mirë, por mungesa e punëtorëve na penalizon. Ka kërkesë eksproti por s’kemi punëtorë.  Po nuk u volën në kohë, prishen këto, se nuk është si ulliri se kjo po nuk u vol dhe u shit prishet se këtu ska as fabrika që ta çosh për lëngje. Po ra nën 500 lek nuk ta leverdis, por tani është mirë me 500 deri në 600 lek (të vjetra) për kg. Na duhet infrastrukturë të zgjerohet rruga që të vijnë makinat e mëdha, ta marrin këtu në fushë. Ne tani e çojmë në krye të fshatit, por ka  kosto.  Po venë pleqtë të mbledhin mandarina, ne themi të na rrojnë gjyshet. Këtu janë të gjithë mbi 60 vjec se s’ka të rinj. Tregun e kemi të zgjidhur, vetem fuqia punëtore dhe infrastruktura mungojnë. Fermerët europianë e përballojnë kur bie çmimi, ndërsa ne nuk na përfill njeri, ne mirë që punojmë vetë”.

Sot mandarina në Hingë të Dimalit shitet me 50 deri në 60 lek për kilogram, një çmim me leverdi si për fermerët ashtu dhe për grumbulluesit.

“Ky vit ka një 'boom' nga tregu i i huaj. Unë bashkëpunoj me një eksportues nga Roskoveci i Fierit, unë bëj grumbullimin dhe e çoj atje. Ai ka tregun e huaj që e çon jashtë. Sasia është në rritje. Ka një treg të sigurt për mandarinat. Para 4 vitesh është hedhur poshtë, ndërsa tani shitet. Vit pas viti jemi rritur ne dhe fermeret. Këtë potencial nuk e gjen në asnjë zonë tjetër. Fshat me vitalitet, janë larguar por ka sërish njerez. Këtu jeton normal në momentin që flasim. Ishalla të jetë kështu në vazhdim”, tha Lorenc Tabaku, grumbullues.

Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor bën të ditur për Report tv se fshati Hingë prodhon 1360 ton mandarina në vit, ku 90 për qind shkon për eksport në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe shtete të tjera të Ballkanit. Këtë kulturë e kultivojnë 150 fermerë, ku 95 prej tyre mbështeten me subvencione nga shteti.

Të dhëna nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor
Bashkia Dimal ka:
Agrume - 64710 rrënjë në sipërfaqe 117 Ha dhe prodhim 2037 Ton
Mandarina - 45600 rrënjë në sipërfaqe 83 Ha dhe prodhim 1512 Ton
Fshati Hingë pjesë e kësaj Bashkie mbulon 90 % te prodhimit te mandarinave, konkretisht fshati Hingë ka:
41000 rrënjë mandarina në sipërfaqe 74 Ha dhe prodhim 1360 Ton.
90 % e prodhimit tregtohet për eksport kryesisht në rajonin e Ballkanit ndërsa 10 % në tregun vendas .
Fshati Hingë është fshati më i madh në prodhimin e mandarinave për qarkun e Beratit me rreth 150 fermerë te cilët kultivojnë këtë kulturë .
Në skemat e subvencioneve kanë aplikuar 95 fermerë për masën e naftës të cilët janë të gjithë përfitues.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 23/11/2024 19:33

    Bravo hinga ju lumshin krahet Po spatet puntor shkoni merrni sicilianin se po rri kot ne lushnje

    Përgjigju
  • Ro bo kopi: 23/11/2024 17:34

    Puntorët le t'i lindin. Mos mbjellin vetëm pemë dhe shkojnë pas fitimit.

    Përgjigju
  • beni: 23/11/2024 17:29

    BRAVO,,SHTONI SIP ME MANDARINA,,,PORTOKAALE,,,LIMONA,,KIWU...BALLKANI SHW EUROPA KA NEVOJA TE MEDHA....MUNDOHUNI YE BWNI NJE PUNISHTE PWE PROSHIM LENGU....

    Përgjigju
  • Puntori: 23/11/2024 16:14

    Jepi 1500 euro ne muaj ndryshe mos thoni ska puntor se spunon njeriu skllav per 200 euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali