Grabitën 27 banesa dhe i shpëtuan agjentit për pak minuta, goditet banda shqiptare në Barcelonë

Grabitën 27 banesa dhe i shpëtuan agjentit për pak minuta, goditet banda shqiptare në Barcelonë

Barcelona

Policia spanjolle ka goditur një tjetër bandë shqiptare që vepronin në Barcelonë duke arrestuar katër prej tyre të moshës nga 32-34-vjeç, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shqiptarët vepronin në Vallés Occidental, Baix Llobregat dhe Osona, të Barcelonës, ndërsa gjithçka ishte përgatitur në detaje nga lëvizja, grabitja dhe deri te fshehja e shumave monetare dhe sendeve që grabisnin.

Hetimi nisi muajin e kaluar pasi një seri vjedhjesh që u denoncuan nga banorët, 27.  Ata visheshin me rroba të errëta dhe maskoheshin për të mos u identifikuar nga kamerat duke vepruar më pas me plaçkitjet.

Një oficer policie qëlloi në vendin e ngjarjes pas një denoncimit dhe tentoi ta arrestonte njërin nga shqiptarët, por ai e shtyri dhe u largua, por vetëm për pak minuta, pasi u rrethua dhe arrestua nga efektivët e tjerë. Pas arrestimit u zbuluan edhe sendet dhe shumat e vjedhura në banesën që i fshihnin. Kjo nuk është hera e parë që goditen banda shqiptare në Barcelonë, Madrid dhe qytete të tjera të Spanjës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt