Grabitën dhe dhunuan kambistin në Memaliaj, kapet organizatori në Tiranë (EMRI)

Grabitën dhe dhunuan kambistin në Memaliaj, kapet organizatori në Tiranë (EMRI)

Vendi ku u plagos Thëllëze Mustafai, gruaja e kambistit në Memaliaj

TIRANE-Policia ka arrestuar organizatorin e grabitjes me dhunë të kambistit në Memaliaj të martën e kaluar (lexo ketu). Ai është Donaldo Nelaj. Ka qenë aksioni i policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të kryeqytetit që bënë të mundur arrestimin e Nelajt në Tiranë. Ndërkohë që pak ditë më parë janë arrestuar edhe Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj për këtë ngjarje.

Kambisti Mustafa Mustafai 70-vjeç dhe gruaja e tij Thëllëze Mustafai 67-vjeçe u plagosën me thikë dhe u grabitën. Autorët u morën 50 mijë lekë. Thëllëze Mustafai u qëllua me qytë pistolete teksa po mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai pas sulmit kërkoi ndihmë duke bërtitur. 70-vjeçari u dërgua sëbashku me bashkëshorten e tij në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa autorët të maskuar dhe armatosur u larguan me shpejtësi, por tashmë kanë rënë të gjithë në pranga.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë