Memaliaj/ Qëllohen me qytë pistolete dhe i merren 50 mijë lekë, plagoset rëndë kambisti dhe bashkëshortja e tij (Emrat+Foto)

Memaliaj/ Qëllohen me qytë pistolete dhe i merren 50 mijë lekë, plagoset rëndë kambisti dhe bashkëshortja e tij (Emrat+Foto)

Pamje nga vendi i ngjarjes

TEPELENË - Një kambist dhe bashkëshortja e tij janë plagosur e grabitur në qytetin e Memaliajt nga dy persona me maska. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Mustafa Mustafai, 70 vjeç, dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe.

Thëllëze Mustafai është qëlluar me qytë pistolete teksa po mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai mësohet se pas sulmit të dyfishtë ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur. Në këtë moment, dy personat me maskë i kanë vjedhur çiftit 50 mijë lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

70-vjeçari është dërguar sëbashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Sakaq, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Policia njofton se : 

Sot rreth orës 19:00 në qytetin Memaliaj dyshohet se është vjedhur me dhunë shtetasi M.M, 70 vjeç, banues në Memaliaj.

Atij i kanë marrë me force duke e lenduar, rreth 50.000 lekë si dhe një telefon. 

I demtuari u shoqërua per në spitalin rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër për kontroll mjekësor dhe eshte jashte rrezikut.

Policia ka shoqeruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit te ngjarjes.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë