Një vendim i marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike në vitin 2019, që e shpall aktorin e humorit Gazmend Paja investitor strategjik, është kthyer në vëmendje 3 vite më pas me akuza nga Partia Demokratike se pas resortit luksoz që do ndërtohet në Dhërmi, fshihen politikanë të tjerë, apo edhe më keq, persona të lidhur me krimin.
‘U bëj thirrje organeve përkatëse, Prokurorisë, SPAK e çdo organi tjetër, të hetojë sa më parë nëse me të vërtetë ky është një investitor që i plotëson kushtet të një investitori strategjik, apo që është ndryshe një qokë e bërë ndaj një individi që ka bërë fushatë për Partinë Socialiste apo më keq akoma nëse pas tij fshihen qeveritarë, deputetë apo individ të tjerë sidomos të lidhur me botën e krimit.’- tha Agalliu.
Edhe për ish kryeministrin Sali Berisha, vendimi është abuziv dhe shpërblim politik për lidhjet e aktorit me Partinë Socialiste.
‘Është e dënueshme dhe absolutisht e papranueshme! Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat nuk kanë asgjë të përbashkët me artin; përkundrazi, me veset më të errëta të njeriut.’- tha Berisha.
Aktori Gazmend Paja i ka cilësuar shpifje deklaratat e PD-së, dhe në një reagim në rrjetet sociale, thotë se ka përfituar 0 m2 tokë nga shteti, ndërsa sqaron kompantitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja nënvizon se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit.
Por për çfarë vendimi bëhet fjalë?
Gazmend Paja, aktualisht këshilltar në Këshillin bashkiak të Tiranës, zotëron kompaninë ‘Ecotech Energy Services’, e cila në 2019-ën së bashku me kompaninë ‘Startek’ fituan statusin e investitorit strategjik për dy vite për të ndërtuar një resort në Dhërmi dhe disa vila në një sipërfaqe 133 mijë metër katror me investim 13.8 mln euro. Plani i veprimit u miratua nga AIDA (Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve), duke e konsideruar projektin “Dhërmi Resort” si potencial strategjik për turizmin.
Më herët, në 2017-ën të njëjtin projekt e kishte paraqitur për investim vetëm kompania “Startek”, por që nuk u pranua nga AIDA pasi u konsiderua projekt i pamaturuar, por ju dha mundësia të plotësojë dokumentacionin dhe të paraqesë garanci financiare shtesë për realizimin e projektit të synuar.
2 vitë më pas, në 2019-ën, “Startek” u bashkia me kompaninë e Gaz Pajës, të cilët arritën të marrin statusin e investirorit strategjik dhe t’u miratohet projekti për “Dhërmi Resort”.
Ligji për investimet strategjike u miratua në vitin 2015, si një mënyrë për të zhvilluar turizmin. Investitorëve u ofrohet infrastrukturë ndihmëse, furnizim dhe përshtatje e rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime, trajtim i ujërave të ndotura, si dhe infrastrukturë rrugore. Po ashtu në bazë të këtij ligji dhe mbështetjes që u ofron shteti, kompanitë fitojnë edhe titujt e pronësisë.
Refuzimi i statusit te investitorit strategjik 2017
( Kliko këtu ) për të lexuar vendimin për ndërtimin
Aktori Gazmend Paja ka reaguar pas akuzave të opozitës së ka qeveria e ka favorizuar për të fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, duke përfituar 133 m2 sipërfaqe toke në këtë zonë. Paja në një reagim në rrjetet sociale, thotë se ka përfituar 0 m2 tokë nga shteti, ndërsa sqaron kompantitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja thotë se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit.
‘Nuk kam perfituar asnje cm2 toke nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.
Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. Pergenjeshtrojme me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, Nuk eshte perfituar asnje cm2 toke shteterore.’- shkruan Paja.
Ky ska faj more. Ja dhene e mori po kush jane ato qe ja firmosen. Ato qe ja miratuan jane per SPAK
PërgjigjuHahhaah shume shpejt ska per te ngelur hapsire publike ne bregdetin e jugut... do vene traun si te vilat e zamirit... e ne do kenaqemi me foton aty te ballkoni llogarase... a po problem eshte nene Liza ky seshte problem ky eshte investitor strategjik....
PërgjigjuNese Gazmend Paja dhe Bes Sallaku tregijne burimin e ligjshem per te ardhurat meritojne duartrokitje, por nuk mundet ta bejne sepse asnje llogjike e shendoshe njerezore dhe financiare nuk e justifikon dot. Nese ju ka lene dikush ndonje trashegemi do e kishin thene. Kjo eshte patuepesi dhe tallje e hapur me popullin. Turp
PërgjigjuSa bukur vazhdon të vjedhin duke investuar paratë e Korrupsionit të Shefave të PS..Po Toka në Dhërmi a ka Pronar Legjitim, që Kumbari i Madhi Edi Rama ja merr e ndërton në emër të Gazrave etj?! Ç'farë Mafie e Pangopur...?Ka edhe KARMA..,o Kërma!
PërgjigjuKetij i takon se aktor i madh ky as gruan e vet nuk ben per te qeshur... Po kur nuk denohen bandat qe vrasin dhe grabisin njerzit si banda e Durrësit qe e liruan pardje, keto te këtij jane pordh cjapi pa zhurme.
PërgjigjuKaq e thjeshte qenka mo? Sa resorte do ndertosh o Gazi socialist? Sipas teje, cdo person qe ka toke ne bregdet u beka investitor strategjik? Leri keto perralla, ty thjesht te shperbleu partia jote. Mos harro se vjen nje dite dhe jep llogari o Gaz, atehere do e shikojme sa humor do kesh.
Përgjigju