Dy autorët e krimit në fshatin Klos të Mallakastrës janë lënë në burg. Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për Ervis Halimin dhe Musa Gudon, të cilët më 19 nëntor ishin të armatosur me kallashnikov kur ushtruan dhunë ndaj 89-vjeçarit dhe i morën një shumë të vogël parash.
Ndërsa 16-vjeçari F.C., që akuzohet për ‘moskallëzim të krimit’ do të hetohet në gjendje të lirë. Tre të ndaluarit kanë dhënë deklarime kontradiktore ndërsa i mituri ka thënë se para ngjarjes, kishin konsumuar hashash.
Kujtojmë se pas dhunës që pësoi, 89-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit por gjeti vdekjen në reanimacion. Kur ndodhi ngjarja, i moshuari ndodhej në banesë me gruan e tij ndërsa 4 fëmijët ndodhen në emigracion.
Musa Gudo, një nga autorët që rrahu për vdekje 89-vjeçarin nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Gudo është arrestuar më parë për përdhunim dhe shantazh. në 5 maj 2020, një 23-vjeçare nga Fieri deklaroi se Gudo, me të cilin kishte pasur një lidhje intime, e ftoi në shtëpinë e tij dhe e abuzoi seksualisht me të, bashkë me një mikun e tij.
DENIM ME VDEKJE PASTROHEN HALET VETEM KESHTU NUK HAN BUKEN KOT PLEHRAT DHE FUNDERRINAT.
PërgjigjuBurgim te perjetshem ketyre mbeturinave qe u moren me nje plake duke e dhuniar si barbare
Përgjigju