Grabitën kosovarët te Rruga e
Kombit, 1 në pranga, tjetri në kërkim

Grabitën kosovarët te Rruga e<br />Kombit, 1 në pranga, tjetri në kërkim
LEZHE- Siguria e udhëtimit në Rrugën e Kombit po vihet në pikepyetje. Në një hark kohor prej dy javësh kanë ndodhur tri grabitje me armë, ndërsa policia duket e pafuqishme përballë kësaj situate.

Mëngjesin e së shtunës, (3 gusht) dy persona nga Kosova kanë rënë pre e maskave në rrugë, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen duke e raportuar atë vetëm pas insistimit të mediave.

Në njoftimin e policisë, vetëm pas arrestimit të autorëve, rreth 12 orë pas ngjarjes, konfirmohet lajmi, i cili nuk ishte pranuar gjatë ditës së djeshme. Aty thuhet, se është vënë në pranga në malet e Mirditës njëri prej grabitësve.

U arrestua 21-vjeçari Ardit Maxhuni, banues në Grykë-Lumë, Komuna Shënkoll, ndërsa Anton Nikolli, 21-vjeç nga Durrësi është në kërkim.
 
Dy autorët e grabitjes së fundit sipas policisë së Lezhës do të hetohen edhe për mundësinë e lidhjes apo implikimit të tyre në grabitjen e dy ulqinakëve po në Rrugën e Kombit apo dhe grabitjen tjetër, ngjarje të ndodhura më 3 prill dhe 11 korrik 2013.


“Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Maxhuni është autor edhe i disa veprave të tjera kriminale, si ajo e ndodhur në datën 3 Prill, kur u vodh me armë shtetasi A. Kamberi dhe në 11 Korrik, në Rreps, Mirditë. Materialet hetimore i janë përcjellë Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbajtje të paligjishme të armëve luftarake”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Qarkut Lezhë, Fatos Cera.

Në ndihmë të operacionit policor u vendosën dhe forcat speciale si edhe një helikopter. 

Sipas hetimeve, dy të rinjte zgjidhnin fundjavën për të grabitur, pasi vinin shumë shtetas nga Kosova për të kaluar fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Ata vendosnin gurë në autostradë për të ndaluar makinat dhe i kërcënonin me armë. 

Mungesa e patrullimeve nga ana e policisë së Lezhës në këtë aks rrugor, e ka bërë mjaft të frikshme lëvizjen e mjeteve në orët e vona, duke krijuar panik tek turistët.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it