Të armatosur me sëpatë, pistoletë e kaçavidë u grabitën 60 mijë € e bizhuteri çiftit të moshuar italian, arrestohen 3 dibranët (DETAJE)

Të armatosur me sëpatë, pistoletë e kaçavidë u grabitën 60 mijë € e bizhuteri çiftit të moshuar italian, arrestohen 3 dibranët (DETAJE)

Sendet e vjedhura nga shqiptarët

DIBËR-Tre persona të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar mesditën e sotme, pasi akuzohen për vjedhje me armë në Itali. Në pranga kanë rënë B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç dhe një grua e identifikuar me inicialet H.R., 49 vjeçe. Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 60.000 euro dhe një sasi bizhuterish që ndodheshin në banesën e një italiani me inicialet A.L., dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 7 maj të vitit 2019. Të armatosur, me një sëpatë, pistoletë dhe kaçavidë, tre shqiptarët kanë hyrë në vilën e çiftit të moshuar e gjendur në Fiano Romano, ku  grabitën 60 mijë euro dhe një sasi bizhuterish, xhevahirë, diamante, flori. Rreth orës 11:00 të 7 majit,  banda e shqiptarëve, mes tyre edhe një grua kanë çaktivizuar alarmin e banesës. Teksa pronari i shtëpisë doli në kopsht për të kontrolluar, ai u përball me tre persona të maskuar dhe armatosur. Në duar mbanin edhe dorashka të zeza, për të mos lënë gjurmë. "Ejani dhe mos bërtisni", mësohet t'i ketë thënë 61-vjeçarit një prej shqiptarëve, duke i treguar se ishte i armatosur. Duke përdorur të moshuarin si "karrem" për të neutralizuar edhe bashkëshorten e tij, ata kanë mundur të hynë brenda në shtëpi dhe të marrin sendet me vlerë dhe paratë.

Njëri prej tyre "mbante në kontroll" çiftin dhe dy të tjerët po merrnin të gjitha sendet me vlerë që gjendeshin në atë banesë. Pasi arritën që të merrnin atë për të cilën kishin ardhur në shtëpi, kanë mundur të largohen, ku jashtë i priste një makinë Audi A3, e marrë me qira dhe një person i katërt. Automjeti i tyre u arrit që të pikasej nga një patrullë policie në autostradë. Në këto rrethana, shqiptarët, braktisën makinën dhe u larguan drejt një fshati aty pranë. Sërish u pikasën në një tunel, por sërish arritën që të largoheshin. Megjithatë, jo gjithçka u shkoi sipas planit. Një prej tyre kishte lënë në makinë çantën, nga ku u gjet sasia e bizhuterive, një pistoletë Beretta, por paratë mungonin. Nga kontrolli në automjet u arrit që të binin në gjurmët e katër shqiptarëve. Ka dyshime që ato kanë qenë autor edhe të disa grabitjeve të tjera.

Mbi ta Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale "Organizatë kriminale", “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të  dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 20/08/2019 08:18

    Na felliqen. Vetem prostitucion, droge e grabitje po degjojme nga shqipot.

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/08/2019 22:02

    MALOKE TE POSHTER,,,DERRI VEYEM PLUMB DO...

    Përgjigju
  • edi: 19/08/2019 17:29

    Lulushi .basha ,do tu firmose ketyre patrioteve Dibrane ashtu si tek Ostiri dhe Teatri dhe firma e tije eshte si Lale-Krosi ., Lulushi ,basha eshte Euro Dibran deputet rrugeve dhe sokaqeve se do te firmose per kedo madje FREE ,Kur te vije ne qeveri ,Hey mos e tradhetoni firmen e tije se eshte burre sic thone Korcaret Burre pe Tamami . presidenti meta po e kritikon se nuk i permbahet rregullave te lojes Po lulushi eshte edukuar ne hollande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale