Pas grabitjes së karburanteve në qytetin e Fierit, Gjykata e Fierit ka dhënë masën "arrest me burg" për dy autorët, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi.

Dy kushërinjtë u ndaluan nga policia pasi kishin kryer një grabitjen e 300 mijë lekëve të vjetra në një karburant në Levant të Fierit dhe tentuan të vjedhin edhe dy pika të tjera por pa sukses. 

Për të realizuar grabitjet Anna Malaj nga Mallakstra dhe kushuriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Në dëshminë e saj para policisë, Anna Malaj, u shpreh se kur kryeu grabitjen ishte e dehur.

Më pas ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. Sipas saj, ajo i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston, ka gabuar me kursin e këmbimit duke i kthyer më pak para.

Jashtë ambjenteve të Gjykatës, për kamerat është prononcuar edhe e ëma e Emiljano Grembit, e cila bën me faj të mbesën, Annën.

Djali im është i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë. Vajza e ka marrë në qafe. Djali im nuk ka pasur as armë. Arma dhe makina janë të sajat. Ajo e ka marrë djalin për t’i bërë diçka.

Fetije Grembi, e ëma e Emiljano Grembit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
Skifterja që vodhi karburantin në Fier “përshëndet” me gishtin e mesit (Video)

Një detaj interesant në seancën e sotme në Gjykatën e Fierit tregon një nga autoret e grabitjes së karburantit në Fier duke “përshëndetur” me gishtin  e mesit personat që ndodheshin në oborrin e Gjykatës. Malaj shfaqet e prangosur në video, ndërkohë që është e shoqëruar nga dy policë.

Për më shumë ndiqni videon e mësipërme.