VIDEO/ Grabitën me armë një dyqan në Durrës, lihen në burg autorët! Një prej të rinjve i bie të fikët në Gjykatë, dërgohet në spital

DURRËS- Dy të rinjtë, Orges Mona e Erlind Shehaj, që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës janë lënë në burg. Gjatë seancës, Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është shoqëruarnga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit rajonal Durrës. Bëhet me dije se 35-vjeçari vuan nga epilepsia dhe se situata e goditjeve epileptike ka qenë e përsëritur ditët e fundit, pasi i riu ka pësuar të paktën 4 goditje të ngjashme në paraburgim dhe është trajtuar nga mjekët e spitalit të Durrësit. Pasi mori mjekim në spitalin e Durrësit, Shehaj u kthye në Gjykatë dhe seanca vijoi normalisht, e ku u vendos masa 'arrest me burg' për dy të rinjtë.

Shehaj dhe Mona vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, pak ditë më parë. Policia ka sekuestruar automjetin dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes. Të dy të rinjtë që kanë rënë në pranga, janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Orges Mona, 34 vjeç është banues në lagjen nr. 16, Durrës. Ai është dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërsa Erlind Shehaj, 35 vjeç është banues në lagjen nr. 13 Durrës, është dënuar më parë për vjedhje. Të dy të rinjtë kanë kryer vjedhje më parë në një dyqan në Arapaj dhe në një banesë në qytetin e Durrësit, sakaq policia ka qenë në gjurmim të personave në fjalë. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pasi janë marrë pamjet kamerave të sigurisë në bizneset e lagjes nr. 15.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Grabitën me armë dyqanin në Durrës, lihen në burg dy të rinjtë

1673353890_Screenshot10.jpg

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy të rinjtë, Erlind Shehajn dhe Orges Monën, të cilët grabitën nën kërcënimin e armës xhiron e një dyqani prej 15 mijë lekësh në Durrës.

Ora 12:34
I ra të fikët në seancë, 35-vjeçari që vodhi dyqanin në Durrës kthehet në Gjykatë

1673350511_Screenshot8.jpg

35-vjeçari, Erlind Shehaj, të cilit i ra të fikët në seancë, është rikthyer në Gjykatën e Durrësit. Masa ka nisur të mbahet normalisht, bashkë me 34-vjeçarin Orges Mona. Sipas burimeve bëhet me dije se 35-vjeçari vuan nga epilepsia dhe se situata e goditjeve epileptike ka qenë e përsëritur ditët e fundit, pasi i riu ka pësuar të paktën 4 goditje të ngjashme në paraburgim dhe është trajtuar nga mjekët e spitalit të Durrësit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/01/2023 01:30

    Interesante si vepron drejtesia shqiptare! Zyrtaret qe /i zene te prerat e barkut/ dhe /zemra/ nga frika e drejtesise,dergohen me arrest shtepie,ky hajduti i rendomte qe rrezikon vdekjen nga gelltitja e gjuhes per shkak te formes se rende te epilepsise e lene ne burg!

    Përgjigju
  • adela: 10/01/2023 11:26

    te jete per mua ky do djeg mes dites me buke ne goje. tani pas spitalit aty ke varrezat e reja ta cojne do bejn mire.

    Përgjigju
    • beni: 10/01/2023 13:41

      shume dhune tregon moj vajze. per nje vjedhje te varet nje person?! te denohet por jo kaq ekstrem.

    • beni: 10/01/2023 13:39

      SA dhune

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë