Grabitësi e plagosi, pronari i shtëpisë rrëfen ngjarjen: Dëgjova një zhurmë...e ndoqa dhe u përlesha me të

Rexhep Terziu, mbeti i plagosur me një plumb në këmbë gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi u përpoq të ndalonte një grabitës që i hyri në shtëpi.

Teksa mëngjesin e sotëm është identifikuar edhe autori i kësaj plagosje, që është Astrit Thaçi 27-vjeç, Terziu ka rrëfyer edhe të gjithë ngjarjen që ishte përballur.

Terziu ka thënë në polici se sapo ishte kthyer në banesën e tij nga puna ku kishte dëgjuar një zhurmë të lehtë. Sipas tij në momentin që kishte dalë jashtë, ai ka parë grabitësin dhe e ka kapur tek rruga, ku edhe është përleshur me të.

Në këtë moment grabitësi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë. Më pas hajduti është larguar me vrap nga vendngjarja.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Plagosi të zotin e shtëpisë që do grabiste, identifikohet "skifteri"! Dyshohet edhe si autor i grabitjes së pikës së kredidhënieve


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi