Durrës/ Plagosi të zotin e shtëpisë që do grabiste, identifikohet "skifteri"! Dyshohet edhe si autor i grabitjes së pikës së kredidhënieve

DURRËS - Është identifikuar grabitësi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit, plagosi pronarin e një shtëpie  ku kishte hyrë për të vjedhur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori është Astrit Thaçi 27 vjeç banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut. Autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. 100 m më tutje vendit të ngjarjes është gjetur edhe makina e autorit, një makinë "Ford". Brenda kësaj makine janë gjetur doza lënde narkotike çka tregon që ai është përdoruese i tyre, ndërkohë ka qenë i dënuar më parë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30. Por i zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë ka dyshime se i njëjti persona tre ditë më parë  hyri dhe grabiti një pikë dhënie kredie e Kredo.al po në qytetin e Durrësit. Ky person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi kërcënoi punonjësin arriti që të merrte 100 mijë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:59
Grabitësi e plagosi, pronari i shtëpisë rrëfen ngjarjen: Dëgjova një zhurmë...e ndoqa dhe u përlesha me të

Rexhep Terziu, mbeti i plagosur me një plumb në këmbë gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi u përpoq të ndalonte një grabitës që i hyri në shtëpi.

Teksa mëngjesin e sotëm është identifikuar edhe autori i kësaj plagosje, që është Astrit Thaçi 27-vjeç, Terziu ka rrëfyer edhe të gjithë ngjarjen që ishte përballur.

Terziu ka thënë në polici se sapo ishte kthyer në banesën e tij nga puna ku kishte dëgjuar një zhurmë të lehtë. Sipas tij në momentin që kishte dalë jashtë, ai ka parë grabitësin dhe e ka kapur tek rruga, ku edhe është përleshur me të.

Në këtë moment grabitësi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë. Më pas hajduti është larguar me vrap nga vendngjarja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 11/02/2020 19:37

    SHUAJI FAMILJEN KETI QENIT, VRITI CA KA PASTAJ TA SHIKOJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë