Kosovari i Rinasit vodhi 25 kg ar në Pejë, dyshohet edhe për grabitjen e bankës në Istog

Kosovari i Rinasit vodhi 25 kg ar në Pejë, dyshohet edhe për grabitjen e bankës në Istog


Ragip Haxhiajdini është personi i gjashtë që u arrestua për grabitjen në Rinas. Ai është nga Peja, 50-vjeç dhe me precedent penal, pasi në 2012 është akuzuar se ka vjedhur edhe 25 kg ar së bashku me pesë persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës. Një prokuror i EULEX-it, që kreu hetimet dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Haxhiajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit. Ky grup kriminal që bëri grabitjen në Rinas, ku është i përfshirë edhe Ragip Haxhiajdini dyshohet edhe për grabitjen e një banke në Istog në fund të vitit të kaluar në Kosovë ku u vra një efektiv policie.


Lajmi kryesor:

Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në Rinas, 'Daja' nga Kosova (FOTO)


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij

PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij