Grabitësit dhunojnë dhe u marrin paratë dy sirianëve në Korçë, arrestohen 4 autorët! Ndalohen edhe 22 refugjatë nga FRONTEX (VIDEO)

KORÇË - Grabitësit në Korçë nuk kanë kursyer as refugjatët. Gjatë ditës se sotme 4 persona kanë dhunuar dhe më pas grabitur dy refugjatësh nga Siria. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit ndërsa policia ka vënë në pranga edhe 4 autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Të arrestuarit janë M. R., 19 vjeç, banues në Korçë, K. D., 20 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, dhe K. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë këta persona janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera me dhunë ndaj të huajve . Të arrestuari u kishin premtuar kundrejt fitimit transportimin drejt Tiranës dy sirianëve, por më pas i kishin kanosur këta të fundit dhe pasi i kishin dhunuar fizikisht iu kishin vjedhur 3 aparate celulari, 350 euro, si edhe çantat e tyre personale.

Në vijim të hetimeve të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit, dyshohet se të arrestuarit e mësipërm, janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor, ku kanë vjedhur me dhunë 4 të huaj, të cilëve iu kanë marrë 4 aparate celulare dhe shumën prej 440 euro.

Ndërkohë policia kufitare dhe FRONTEX ka ndaluar 22 refugjatë sirianë, algjerianë dhe marokenë në Kapshticë. Burimet bëjnë me dije se mes refugjatëve ka edhe familjarë. 22 emigrantët e paligjshëm janë shoqëruar tek qendra e akomodimit të përkohshëm të refugjatëve ku po merren në pyetje nga efektivët e policisë kufitare. Pasi të përfundojë pyetësori, një pjesë e tyre pritet të kthehen në vendet e tyre ndërsa pjesa tjetër do të dërgohen në Tiranë tek qendra e azilantëve në Babrru. Janë të shumta rastet kur emigrantë nga lindja e mesme tentojnë të futen në Shqipëri nëpërmjet kufirit te gjelbër e më pas synojnë të shkojnë në vendet e bashkimit europian.

Telefonat e sekuestruar autorëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 21/01/2020 15:05

    Ç farë tirane thoni mirë si more ti çojme në Tirane? Kthejini menjehere nga erdhen!

    Përgjigju
  • Besniku: 21/01/2020 11:55

    Ndjekja penale per vendime te padrejta nuk eshte e shkruar askund, gjyqtari jep vendime ne baze te provave dhe bindjes se brendhme. Sistemi ka tre shkalle qe veterregullojne gabimet e gjykimit .

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/01/2020 10:23

    Urgjent të kapen bajgat fshatarë e të denohen! Tu kthehen sendet e tyre refugjateve dhe të largohen menjehere andej nga erdhen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje