Pronari i argjendarisë, “Esenca”, Pavlo Shkarpa tha për Report Tv, se autorët kanë bastisur rreth 8 kilogramë ar, 25 kg argjend dhe 250 ora.
Në total vlera e tyre shkonte në rreth 500 mijë euro, ndërsa sipas Shkarpës, malli i vjedhur është mundi i punës së 25 viteve.
Autorët e vjedhjes kanë hapur një tunel në një godinë e cila ishte në rikonstruksion e sipër dhe kishte murin e përbashkët me argjendarinë.
Më pas ata kanë hipur në tavanin e objektit duke e shqyer atë për faktin se ishte i përbërë me material të dobët. Po ashtu autorët kanë mundur të çaktivizojnë sistemin e alarmit dhe të kamerave të sigurisë duke bërë që më pas të hapnin kasafortën dhe të merrnin të gjithë vlerën e bizhuterive dhe të orave të shtrenjta që ndodheshin aty.
Shërbimi privat i sigurisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa mundur të kuptojë se kishte të bënte me një grabitje, ndonëse sinjali i alarmit, kishte rënë në sallën operative të kompanisë.
Policia ka nisur hetimet për grabitjen, ndërsa ka pyetur pronarin e saj si dhe punonjësit e kompanisë së sigurisë fizike që kanë nën ruajtje objektin. Ende nuk ka ndonjë person të dyshuar, ndërsa i njëjti objekt është vjedhur edhe më parë nga persona të paidentifikuar, ndërsa çështja është ende nën hetim nga policia.
Ndërkaq gjatë kqyrjes së kryer nga policia në objektin e grabitur mëngjesin e të shtunës, policia ka gjetur edhe një tabak që është marrë nga autorët në kasafortë. Ai është hedhur në brendësi të objektit që ishte nën rikonstruksion, ndërsa ai tashmë është dërguar për ekzaminim në Insitutin e Policisë Shkencore. Hetuesit thonë se ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen.
Sipas Pavlo Shkarpës, pronarit të argjendarisë objekti që po ndërton është burim i vjedhjes dhe grabitja është spektakolare, mafioze e organizuar dhe sofistikuar.
Ai u shpreh se kompania private e sigurimit nuk e ka lajmëruar në momentin që ka rënë sistemi i alarmit.
Pavlo Shkarpa pronari i argjendarisë në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur: " Ju falenderoj ju si televizion që na jepni mundësinë të shprehemi. Objekti që po ndërton është burim i vjedhjes.
Nuk është bërë vjedhje nga vitrina ballore por nga ana e objektit. Vjedhja është spektakolare, mafioze e organizuar dhe sofistikuar. Ka një organizim perfekt nga mënyra se si janë marrë gjërat. Ata janë njohës të mirë të vjedhjes së floririt. Janë gjetur çelësat e kasafortës që ishin të fshehur shumë mirë.
Janë marrë rreth 250 ora, 25 kilogramë argjend dhe 8 kilogramë flori. Është mundi dhe djersa familjes sime për 25 vite. Unë falimentova por them shyqyr që kam jetën, sepse miqtë e mi kanë humbur edhe jetën nga kjo punë. Kam bërë ç'është e mundur për të mbrojtur sigurinë e saj. Është vjedhur komplet serveri dhe kamera brenda. Firma e sigurimit privat nuk e ka çuar deri ne fund hetimin, ata nuk më kanë njoftuar për rënies së alarmit.
Është hera e dytë që vidhem brenda 3 muajsh. Tani nuk jam i siguruar pasi jam në gjyq për vjedhjen e parë duke qenë se nuk e kam marrë sigurimin.
Godina që po restaurohet është monument kulture dhe prokuroria duhet të hetojë lejen e ndërtimit të saj. Ajo u dha fillimisht dhe më pas u pezullua. Godina është tërësisht e hapur dhe mund të futet kushdo. Janë hapur tre mure deri sa kanë hyrë tek argjendaria ime. Kanë bllokuar serverin e kanë mbyllur të gjitha kamerat".
Një skeme e ngjashme është përdorur edhe për vjedhjen e fililalit të BKT në Bllok pak javë më parë.
Një skeme e ngjashme është përdorur edhe për vjedhjen e fililalit të BKT në Bllok pak javë më parë.
Lidhje direkte nga argjendaria e grabitur
Njera nga vrimat e hapura nga grabitesit në murin e argjendarisë
Vrime tjeter e hapur në tavanin e argjendarise
Kasaforta e argjendarisë
Argjendaria e grabitur
Argjendaria e grabitur
Argjendaria e grabitur
Vendi ku mbahej serveri i kamerave i cile eshte marre nga grabitesit
Argjendaria e grabitur
[gallery]19001[/gallery]