Grabitet dhe dhunohet në mes të Tiranës aktori Rezart Veleshnja

Grabitet dhe dhunohet në mes të Tiranës aktori Rezart Veleshnja

Rezart Veleshnja

Aktori i njohur për rolet e tij të shumta në shoë-n “Portokalli” ka rënë pre e një grabitje në mes të Tiranës. Jo vetëm kaq. “Prapaskena” bën me dije se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Ngjarja ka ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

Sapo ka tërhequr një shumë të hollash, grabitësi bashkë me disa persona të tjerë i kanë futur duart në xhep Rezit dhe i kanë marrë paratë. Si pasojë e sulmit, aktori Rezart Veleshnja ka pësuar dëmtime deri në një shkallë të rëndë, në disa pjesë të trupit.

Pas gjithë kësaj ngjarje, Policia ka arritur të zbulojë grabitësit, duke i arrestuar. Deri më tani është zbuluar se grupi i grabitësve ndiqnin qytetarët dhe më pas i sulmonin në kohën që dilnin nga banka duke u marrë paratë me dhunë. Autorët tashmë rrezikojnë nga 5 deri në 15 vite burg për grabitje me dhunë, sipas ligjit.

Ndërkohë vetë aktori në një reagim në Instagram e mohon këtë ngjarje. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja