Tre persona të maskuar kanë grabitur një efektiv të Gardës së Republikës. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në datën 4 prill tek “Trau i Parkut të Liqenit”, në afërsi të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
 
 
Sipas policisë 29-vjeçari G.D, banues në Tiranë është grabitur tre persona të paidentifikuar, rreth moshës 20 vjeç, të maskuar dhe me një pistoletë, e kanë kanosur dhe mbasi i kanë kontrolluar portofolin e kanë lënë të lirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)