Grabitet gjatë natës dyqani i telefonave në Vlorë, policia në vendngjarje për identifikimin e autorëve (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme, është grabitur një dyqan në qytetin e Vlorës pranë zonës së Shkollës Industriale.

Mësohet se në dyqan tregtoheshin pajisje elektronike. Ndërkohë policia prej mëngjesit të sotëm ka mbërritur në vendnin e ngjarjes ku po kryen verifikimet për kapjen e autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar.

Janë vjedhur disa pajisje elektronike si telefona dhe kompjutera. Autorët, kanë goditur derën kryesore të xhamit për t’u future brenda dyqanit. Mësohet se kanë qenë të maskuar, ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së objektit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë