TIRANË - Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një pikë bastesh në Rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
Dyshohet se personat e armatosur kanë marrë nga arka e pikës së basteve shumën prej 200 mijë lekësh të reja.
Pas grabitjes dy personat janë larguar nga vendngjarja. Menjëherë pasi është lajmëruar policia ka shkuar në vendngjarje ku po merr dëshmi nga të pranishmit dhe shenja të lëna nga grabitësit.
Policia po kontrollon zonën përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit.
(Lajmi u publikua ne oren 00: 00 të 27 tetorit dhe u përditësua në orën 07:17)
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com